Te zgjedhurit çelesi i suksesit te qeverisjes ne FED invest

Të nderuar delegatë të Asamblesë,Tirana

Të nderuar pjesëmarrës !

E nderuara zonja  Konini!

 

Përgjatë viteve të punës sonë, ne jemi vlerësuar për punën e të zgjedhurve dhe rëndësinë që ato kanë në njësitë e tyre, duke luajtur një rol kyç dhe të rëndësishëm në zhvillimin e Institucionit tonë.

Të zgjedhurit luajnë një rol të rëndësishëm në përditshmërinë e njësisë së tyre, jo vetëm duke bërë marketingun, por edhe duke qënë vendimmarrës në politikat e zhvillimit të Institucionit. Sigurisht që ky besim është fituar ndaj anëtarësisë, duke u kujdesur që në Borde të ketë persona me integritet në zonat ku FED invest operon, të përkushtuar dhe gjithmonë duke respektuar parimet bazë të institucionit tonë: Përgjegjësi, Vullnetarizëm, Respekt dhe bashkëpunim reciprok

Roli i të zgjedhurve ka patur ndryshime përgjatë dy viteve të fundit dhe kjo lidhet jo vetëm me kuadrin e ri ligjor, por edhe me vendimmarrjen tonë për të patur një Institucion të konsoliduar dhe me objektiva strategjik shumë ambiciozë.

Në kuadër të të gjithë këtyre zhvillimeve, Këshilli Drejtues ka miratuar Kodin e Qeverisjes në SHKK FED invest, një dokument ky thelbësor për standarizimin e punës sonë të përditshme, një dokument për të cilin është punuar ngushtësisht me Konsulentët e RIAS dhe të zgjedhurit tonë në rajone të ndryshme ku FED invest shtrihet. Kodi është një fryt i punës së të zgjedhurve dhe stafit, duke u bazuar në eksperiencat tona shumë vjeçare.

Ky Kod ka strukturuar detyrat dhe përgjegjësitë e të zgjedhurve, të Kryetarit të Bordit dhe sigurisht ka patur në thelb të të gjithë rregullimit të procedurës anëtarin e SHKK FED invest.

Çdo Njësi Bazë ka Bordin e saj, i cili në kuptimin juridiko-formal nuk është shkallë hierarkie në qeverisjen e shoqërisë. Ai është një organ këshillimor.

Ai kryen jo më pak se 4 mbledhje në vit. Këto mbledhje/takime do të organizohen prej Kryetarit së bashku me punonjësit e tjerë të Njësisë Bazë.

Mbledhjet e Bordit janë vënde ku diskutohen, shkëmbehen mendime, për të reflektuar mbi aktivitetin e Njësisë Bazë, çështjet që lidhen me programin e Asamblesë së Përgjithshme, përpara se këto çështje të paraqiten në Asamblenë e Përgjithshme, veprimtarinë dhe rezultatet e FED invest, me qëllim përmirësimin e punës.

Bordi i Njësisë Bazë thirret nga Kryetari dhe në mungesë të tij nga Nënkryetari.

Kryetari i Bordit, ose Nënkryetari në mungesë të tij:

  1. Është delegat dhe përfaqëson Njësinë e tij bazë në Asamblenë e Përgjithshme të FED invest.
  2. Është anëtar i Komiteti të Kredisë në Njësinë Bazë.
  3. Drejton mbledhjet e Bordit.
  4. Kujdeset për realizimin e objektivave të Njësisë Bazë dhe sigurohet për ekzekutimin e vendimeve të Këshillit Drejtues dhe të Asamblesë së Përgjithshme të FED invest.
  5. Njihet me korrespondencën dhe sidomos me vendimet që burojnë nga Asambleja e Përgjithshme dhe merr masa për zbatimin e tyre në Njësinë Bazë që përfaqëson.

Nga ky votim demokratik dhe transparent, ne sot kemi edhe delegatë që janë për herë të parë përfaqësues të Njësive të tyre dhe kam kënaqësinë t'ju uroj suksese dhe t’ju garantoj se së bashku do të arrijmë objektiva të qënësishme për t’a bërë Institucionin tonë një Institucion financiar solid dhe lider në tregun shqiptar.                           

Faleminderit!                                                 

посмотрите комедии трейлеры в хорошем качестве
последние и лучшие новости искусства в мире