Projekti pilot i Bankës Boterore dhe Qeverisë Shqiptare

 
MODELI I KOOPERIMIT FINANCIAR I ZGJEDHUR NE SHQIPERI
 
Mbas vitit 1991 si rezultat i reformes se tokes u krijuan nje numer mjaft i madh fermeresh te vegjel qe zoteronin siperfaqe te vogla toke. Kjo ndarje beri qe ferma shqiptare te konsiderohej si nje ferme vetembajtje.
Zhvillimi i sektorit bankar te qendrueshem e kishte lene jashte kreditimit sektorin rural te kredise.
Tregu financiar ka patur ndikimet e veta ne financimin e fermereve te vegjel. Interesat e larta te ofruara nga ky treg kane frenuar investimet e fermereve. Ineficienca e bankave me kapital shteteror dhe likujdimi i tyre cuan ne situate paradoksale sepse Shqiperia eshte dhe do mbetet per nje periudhe te gjate kohe ne te ardhmen nje vend bujqesor. Ne kete situate nuk kishte qofte edhe nje institucion financiar bankar te vetem, te specializuar ne financimin e sektorit rural. Ekzistenca e parave te lira perfaqesonte rreth ¼ e te ardhurave monetare te mijera familjeve fermere ku nje pjese e konsiderueshme e tyre mbahej prane familjes. Bankat tregetare duke pasur procedura te komplikuara e te kushtueshme nuk e kishin ne fokus te punes se tyre kreditimin e fermereve me kredi me shuma te vogla sepse kapacitetet e fermes ishin ende te pamjaftueshme.
Bazuar ne eksperiencen e gjate rreth 150 vjecare te kooperativave te kreditit ne bote (shoqeri, union apo fond reciprok) si dhe ne bazen ligjore e rregullative ne vendin tone, keto institucione apo “banka te vogla te fshatit” u quajten “Shoqeri Kursim Kredi”.
Anetaret e tyre, konkretisht fermeret jane pronare te institucionit te tyre financiar, i marrin vete te gjitha vendimet ne funksion te nevojave qe kane dhe interesave te perbashketa te tyre. Nepermjet mobilizimit te kursimeve te anetareve, SHKK-ja mund te rrise vazhdimisht burimet e saj per kredine dhe te fitoje dimensione ekonomike.
Filozofia e SHKK-ve bazohet në modelin e kooperimit financiar promovuar që në vitin 1846 nga F.W.Raiffeisen i cili shtroi konceptin “help through self help” ndihmo vetveten. Kjo filozofi synonte drejtëpërsëdrejti të varfërit “Te varferit dhe prodhuesit e vegjel, ne vend qe te mbeshteteshin tek te tjeret, mund te krijonin nje force te madhe, duke organizuar shume forca te vogla”
 
посмотрите комедии трейлеры в хорошем качестве
последние и лучшие новости искусства в мире