Projekti i Zhvillimit Rural (1995-1999)

Në kuadrin e “Projekti i Zbutjes së Varfërise Rurale” në këtë fazë u konsolidua aktiviteti i kredisë i cili mbështetej në krijimin zhvillimin e forcimin e Fondeve të Kredise së Fshatit me objektiva të qartë në :
 
  • Përmirësimi i treguesve të aktivitetit;
  • Ndërhyrja në fshatra të reja;
  • Përmirësimi i treguesve të portofolit të kredisë;
  • Testimi i kredive në shuma më të mëdha se sa tavani aktual;
  • Trajnimi i strukturave të fshatit;
  • Hartimi i projektit të ri (procedurat, dokumentacioni, etj);
  • Besimin për të deleguar vendimarrjen;
  • Transferimin e vazhdueshëm të kompetencave;
  • Gjetjen e mekanizmave që rrisin ndjenjën e përgjegjësisë reciproke për rezultatin;
  • Metodën pjesëmarrëse për hartimin e të gjitha rregulloreve dhe metodologjive;
Në vizionin e përbashkët të perspektivës;
Suksesi i zbatimit te programit të kredisë rurale konsistonte në:
E shprehur në shifra konkrete disa rezultate të rëndësishme që mund të përmenden janë:
Në fund të vitit 1999 sistemi i fondeve të kredisë së fshatit mbulonte 238 fshatra në 11 rrethe.
U disbursuan më shumë se 20 000 kredi individuale, të cilat kishin një shkallë të lartë kthimi pavarësisht nga situata e vështirë për shkak të rritjes së inflacionit, të skemave piramidale të cilat gëlltitën kursimet e njerëzve dhe pamundësinë e sistemit bankar për të ofruar shërbime klientëve të varfër në zonat rurale të cilët përbënin më shumë se gjysmën e popullsisë se vendit. 
Kjo ndihmë për fermeret për të kaluar fazën e emergjencës, duke filluar apo zgjeruar një aktivitet që gjeneron të ardhura rezultoi e sukseseshme.
 
 
посмотрите комедии трейлеры в хорошем качестве
последние и лучшие новости искусства в мире