Projekti i Mikrofinancës Rurale në vitin 1999 deri në vitin 2002

Në vitin 1999 Banka Botërore dhe Qeveria Shqiptare vendosen të çonin më tej eksperiencën dhe kompetencat e departamentit të kredisë rurale drejt një rrjeti kooperativash financiare.
Krijimi i Fondit të Financimit Rural përfaqëson një fazë të re, në përputhje me Dokumentin e Vlerësimit të Projektit.
Me vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 207, datë 28.04.1999, Fondi i Financimit Rural u ngarkua me zbatimin e ” Projektit të Mikrokredisë ”, me komponentin  ”Shoqëritë Kursim Kredi”.
Kjo u ndoq nga një sërë veprimesh të rëndësishme për krijimin e kuadrit të përshtatshëm legal.
Në 3 Maj të vitit 2001, me kontributin aktiv të Fondit të Financimit Rural, Parlamenti aprovoi Ligjin për ”Shoqerite e Kursim Kreditit”.
Miratimi i ketij ligji u ndoq nga aprovimi i rregullores ” Per licensimin e Shoqerive te Kursim Kreditit dhe Unionet e tyre” te miratuar nga Keshilli Mbikqyres i Bankes se Shqiperise.
 
Objektivi i projektit
Rritja e mundësive për investime në fermën fshatare, nëpërmjet krijimit të rrjetit të Shoqërive Kursim Kredi dhe Unionit të tyre, gradualisht të vetë-financueshëm.
 
Përshkrimi i Projektit:
  • Transforimi i strukturave ekzistuese të fshatit në Shoqëritë Kursim Kredi dhe me pas ne Unionin e tyre,  
  • Mbeshtetjen e krijimit te SHKK-ve të reja dhe kualifikimin e anetareve te organeve drejtuese te tyre,
  • Zgjerimi i zonës së ndërhyrjes në rrethe të reja,
  • Zgjerimi dhe diversifikimi i shërbimeve financiare,
  • Mbështetje me trajnime dhe asistencë teknike për institucionet e reja të krijuara në fshat,
Ky projekt do te siguronte mbështetje e zhvillimi gradual të fermës shqiptare nëpërmjet financimit të investimeve gjithnjë në rritje.
Do te krijionte struktura civile në fshat të afta të menaxhojnë sistemin e kredisë si dhe projekte të tjera zhvillimi.
Do te nxiste zhvillimin ekonomik në zonën e ndërhyrjes me një ndikim të dukshëm në përmirësimin e nivelit të jetesës, rritjen e punësimit dhe frenimin e fenomenit të emigracionit.
Në Maj 2003 përfundoi transferimi i aseteve, aktivitetit dhe stafit nga Fondi Financimit Rural në Union Shqiptar Kursim Kredi dhe me ligj, SHKK-të dhe Unioni i tyre janë përjashtuar nga taksat.
 
посмотрите комедии трейлеры в хорошем качестве
последние и лучшие новости искусства в мире