Njoftim për shtyp 25.04.2016

 Asambleja e Përgjithshme e Institucionit financiar “FED invest” SHKK

E hënë, 25 Prill 2016

Hotel Bleart, Durrës

Asambleja e Përgjithshme e Institucionit financiar “FED invest” SHKK, zhvilloi punimet në qytetin e Durrësit më datë 25 Prill 2016, me objekt: “Prezantimi i prespektivës së zhvillimit institucional të SHKK FED invest gjatë vitit 2016”

Në datën 1 Shkurt 2016, Banka e Shqipërisë miratoi bashkimin me përthithje të 70 Shoqërive të Kursim Kreditit, pjesë të Unionit Shqiptar Kursim Kredi, në një shoqëri të vetme kursim krediti.

Në datën 2 Mars 2016, Banka e Shqipërisë licencoi Shoqërinë e re të Kursim Kreditit FED invest.

Këto vendime janë paraprirë nga Asambleja e Përgjithshme e Jashtëzakonshme e Unionit Shqiptar Kursim Kredi, e cila u zhvillua në datën 4 Dhjetor 2015. Qëllimi kryesor i kësaj asambleje ishte: “Konsoldimi i rrjetit të SHKK-ve, mundësia për zgjerimin dhe diversifikimin e shërbimeve financiare në zonën rurale.”

Bashkimi me përthithje i 70 shoqërive të kursim kreditit në një shoqëri të vetme ishte vazhdim i traditës së bashkimit vullnetar të tyre, filluar që në vitin 2002 kur këto shoqëri krijuan Union Shqiptar Kursim Kredi. 

Në këtë proces FED Invest ka patur mbështetjen e plotë dhe të pakushtëzuar të Bankës të Shqipërisë, ashtu si edhe ndihmën e çmuar të partnerëve të tij strategjikë si Fondi Europian për Europën Juglindore (EFSE) dhe RIAS/Rabobank.

Për më tepër vizitoni galerinë e fotove

посмотрите комедии трейлеры в хорошем качестве
последние и лучшие новости искусства в мире