Nënshkrimi i marrëveshjes midis Rabobank, EFSE dhe FEDinvest

Më datë 22 shtator 2016, në ambientet e Ambasadës Holandeze u nënshkrua marrëveshja për fillimin e projektit: “Përmirësimi dhe zgjerimi i shërbimeve financiare, me qëllim zhvillimin ekonomik të Shqipërisë rurale”, projekt që do të financohet nga Ministria e Jashtme e Vendeve të Ulëta, Fondi Evropian për Evropën Juglindore (EFSE), Rabo International Adviser Services (RIAS) dhe FED invest.

Ky projekt do të implementohet nga FED invest me asistencë teknike të RIAS dhe EFSE, me synim përmirësimin strukturor të përfshirjes financiare në Shqipëri, si kontribuese e zhvillimit të ekonomisë rurale të vendit dhe rritjen e nivelit të jetesës së popullsisë rurale. Projekti pason zhvillimin e suksesshëm transformues përmes bashkimit me përthithje të 70 shoqërive të kursim kreditit dhe licencimit nga Banka e Shqipërisë të shoqërisë së re më 2 Mars 2016.  Aktualisht, FED invest ka një portofol depozitash prej 2,55 miliardë lekë dhe portofol kredie prej 2,83 miliardë lekë.

I shtrirë në më shumë se një të tretën e fshatrave të vendit, FED invest është një kooperativë financiare, në pronësi të bazës së tij, prej më se 37 mijë anëtarësh në mbarë vendin. Si i tillë, fokusi strategjik dhe institucional i FED invest mbi agrokulturën është unik në Shqipëri, pasi nuk synon maksimizimin e fitimit, por është i përqëndruar në ofrimin e vlerës maksimale për anëtarët e tij dhe ofrimin e shërbimeve financiare të përshatshme e të favorshme.

Objektivat e projektit pasqyrojnë aspiratat e FED invest, që mbështetur në lidhjen simbiotike të Institucionit me komunitetin rural, të bëhet aktor i rëndësishëm i agro-financës në zonat rurale, financues i një numri më të madh ndërmarrjesh të vogla dhe të mesme dhe ofrues i shërbimeve për të gjithë ata, të cilët aktualisht nuk kanë akses në shërbimet financiare.

FED AMB HOLLANDES 1FED AMB HOLLANDES 2FED AMB HOLLANDES 3FED AMB HOLLANDES 5FED AMB HOLLANDES 8FED AMB HOLLANDES 9

 
посмотрите комедии трейлеры в хорошем качестве
последние и лучшие новости искусства в мире