Mbledhja e Komitetit Drejtues per Projektin

Me ftesën e Shkëlqesisë së saj Ambasadores së Holandës në Tiranë, Znj. Dewi van de Weerd, Mbledhja e Komitetit Drejtues për mbylljen e fazës së parë të projektit "Aksesimi i shërbimeve financiare në Shqipërinë rurale" u zhvillua më 11 qershor 2018, ne Ministrinë e Punëve të Jashtme në Hage, Holandë. Në këtë takim morën pjesë zyrtarë të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Holandes, si Drejtori dhe Zëvendës Drejtori për Zhvillimin e Qëndrueshëm Ekonomik dhe Këshilltarja për Politikat e Zhvillimit të Sektorit Financiar, Shkëlqësia e saj Ambasadorja Holandeze në Tiranë, përfaqesuesja e EFSE-s, ekipi për projektin nga Rabobank dhe FED invest. Nga mbledhja u konkludua se treguesit kyc të projektit u realizuan me sukses dhe u morr vendimi unanim për të vazhduar me Fazën e dytë, me objektiva edhe më ambicioze.

Më 12 qershor 2018 një tjetër takim u zhvillua në ambientet e selisë së Rabobank, në Utrecht, Holandë. Në këtë takim morrën pjesë zyrtarë të Lartë të Rabobank, ekspertë të jashtëm, përfaqesuesja e EFSE-s dhe ekipi i FED invest. Palët diskutuan dhe analizuan çështjet kryesore lidhur me mbështjetjen e asistencës teknike mbi kapitalizimin, adresimin e riskut financiar, implementimin e CBS etj. Takimi u mbyll me një vizitë në muzeun e Rabobank.

CEO duke i dhuruar librin pr Shqiprin Drejtorit pr Zhvillimin e Qndrueshm Ekonomik t Ministris s Punve t Jashtme t Holands(1)Momente nga mbledhja e Komitetit Drejtues t Projektit(1)N muzeun e Rabobank Utrecht Holande(1)N ambjentet e Ministris s Jashtme n Hage Holand(1)

посмотрите комедии трейлеры в хорошем качестве
последние и лучшие новости искусства в мире