Marreveshje Bashkepunimi midis Ministrise se Bujqesise dhe FED invest

Të nderuar kolegë,

Në datë 2 korrik 2018, në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural u nënkshrua marrëveshja e bashkëpunimit në kuadër të projektit  « IPARD II »  si dhe Skemave Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi, të financuara nga Qeveria Shqiptare me qëllim rritjen e ofertës dhe promovimin e produkteve financiare që i vihen në dispozicion bizneseve të cilat operojnë në zonat rurale.

Ky bashkëpunim ka për qëllim krijimin e mekanizmve të shpejtë të kreditimit dhe do të sjell zhvillime të rëndësishme për Institucionin tonë, me objektiv mbështetjen dhe  zhvillimin e zonave rurale dhe semi-urbane ku FED invest është aktor dhe faktor në zhvillimin cilësor dhe të qendrueshem të ekonomisë rurale.

Skemat kombëtare të mbështetjes ne zonat rurale do të bëjnë të mundur rritjen e konkurueshmërisë të  produkteve bujqësore,  përmirësimin e zinxhirit të sigurisë ushqimore të produkteve blegtorale, mbylljen e ciklit të prodhimit bujqësor dhe blegtoral,  diversifikimin i aktivitetit ekonomik, nxitjen e prodhimit vendas dhe produkteve tradicionale.

Niko Peleshi theksoi se zhvillimi rural është nje nga prioritetet e qeverisë dhe skemat do te mbështesin  rritjen e qëndrueshme të sektorit dhe përafrimin me standardet europiane drejt aksesit të financimeve nga Fondet e Bashkimit Europian për Zhvillimin Rural si dhe optimizmin e prodhimit për plotësimin sa më mirë të nevojave të vendit, minimizimin e importit dhe rritjen e mundësive për eksport, si dhe mbështetjen e vazhdueshme në manaxhimin e zhvillimit të sektorit rural.

Znj. Konini shprehu se “FED invest do të jetë një nga bashkëpunuesit kryesor në këtë mision të rëndësishëm për të qënë promotor dhe mbështetës në përmirësimin e vazhdueshëm të mirëqenies dhe ekonomisë rurale. Me këtë bashkëpunim midis FED invest dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, po hyjmë në një fazë të re të zhvillimit strategjik institucional, që do të përkthehen në shërbime më të mira si një detyrim i vazhdueshëm kundrejt anëtarëve tanë.”

Të dy institucionet do të kontribuojnë me kapacitetet e tyre në fushat ku veprojnë drejt zbatimit të suksesshëm të kësaj marrëveshje.

N.Peleshi Z.Konini

Nënshkrimi i marrëveshjes mes Z. Peleshi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Znj. Konini CEO e FED invest.

посмотрите комедии трейлеры в хорошем качестве
последние и лучшие новости искусства в мире