Letra e Kryetares së Bordit Drejtues Znj. Zana Konini drejtuar stafit të FEDinvest

Në prag të festave të fundvitit kam kënaqësinë të ndaj me Ju, në emër të FED invest, arritjet historike për vitin që po lëmë pas.

Falë vizionit largpamës dhe vendosmërisë së Bordit Drejtues, përpjekjeve monumentale të ekipit të manaxhimit dhe personelit tonë të përkushtuar,bashkëpunimit të shkëlqyer me partnerët tanë strategjikë ( Rabo Bank -RIAS,  EFSE, Qeveria e Holandës, JICA, KFW, Banka Botërore, etj) dhe mbështetjes nga Qeveria Shqiptare e Banka e Shqipërisë, ne arritëm që brenda një kohe rekord:

  • Të transformonim në mënyrë rrënjësore Institucionin tonë në një institucion të konsoliduar financiar, me një strukturë unike qeverisjeje të tipit kooperativë dhe me mision:ofrimin popullsisë së zonave rurale dhe atyre peri-urbane të një shumëllojshmërie shërbimesh financiare, bazuar në teknologji moderne bankare;
  • Të licencoheshim nga Banka e Shqipërisë më 2 Mars 2016, sipas rregullave të reja të Ligjit të ri “Për SHKK-të”;
  • Të kryenim zhvillime teknologjike të rëndësishme, si lidhjen online dhe instalimin e Branchless Banking, me qëllim zgjerimin e rrjetit dhe të gamës së produkteve që ofrojmë;
  • Të zgjeronim gamën e garancive financiare, duke lidhur Marrëveshje të rëndësishme me RCGF (KfW), që do të ulin kostot e likuiditetit për Institucionin;
  • Të përfshihemi në skemën kombëtare tëSigurimit tëDepozitave me Vendim  tëBordit Drejtues tëAgjencisësëSigurimit të Depozitave (29 nëntor 2016);
  • Tëzgjeronim dhe tëpërmirësonim cilësisht rrjetin e degëve, duke shtuar degëme parametra cilesorëdhe strukturëoperacionale tëkompletuar;
  • Tërrisnim tëgjithëtreguesit e biznesit, duke ruajtur cilësinëe portofolit.
  • Të fillonim në nëntor të këtij viti zbatimin e projektit 3-vjeçar: "Zgjerimi i shërbimeve financiare për të kontribuar në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë rurale" tëmbështetur nga RIAS, EFSE dhe Qeveria e Holandës, me synimin  për t’u shndërruar në ofruesin lider të shërbimeve të agro financës, bizneseve të vogla dhe të mesme, etj.
  • Tëintensifikonim punën për rritjen e kapaciteteve të stafit, duke realizuar me sukses module të plotatrajnimesh specifike dhe profesionale, me mbështetjen e KfW dhe ture studimore me mbështetjen e JICA (Japoni).

 

FED invest është i pranishëm në 1080 fshatra dhe 18 zyra rajonale me identitet të njësuar shërbimi, të cilat përdorin procedura të standardizuara operacionale përmes një teknologjie të centralizuar të informacionit.  

Ne sot jemi zgjedhja e parë dhe e besuar për 38 mijë anëtarë, me një nivel depozitash  mbi 2,57 mld lekë, portofol kredie rreth 2,88 mld lekë, me një PAR 6.7% ose tre herë më të ulët se ai i sektorit bankar shqiptar.

Ne startuam këtë vit edhe produktet e kredive SME me vlerë deri 10 milionë lekë, si dhe projektin për sigurimin e serave të 757 fermerëve në bujqësi.

Ndërsa 2016-ta ishte një gur themeli në transformimin tonë historik, viti 2017 do të jetë pa dyshim një vit i paharrueshëm për FED invest, pasi shënon 25 vite rrugëtim të përbashkët me anëtarët dhe partnerët tanë në rrugën sa të vështirë, aq edhe frymëzuese të financave sociale.

Objektivat tona për 2017-ën janë po kaq të denja për këtë jubile “të argjendtë”. Ne synojmë një hop cilësor e sasior të aktivitetit: shtrirje në mbi 40% të zonave rurale në vend, rritje të numrit të anëtarëve me 20%, rritje të portofolit të kredisë e tëdepozitave me 15% dhe rritje në totalin e aktiveve mbi 20%.

Këto objektiva do tëmundësohen duke përmirësuar drejtimin korporativ dhe rritjen e rolit tëtëzgjedhurve, mbështur dhe financuar agro bizneset nëtë gjithëzinxhirin e vlerës, përmirësuar nëmënyrëtëvazhdueshme infrastrukturën e IT-së, implementuar teknologji dhe produkte të reja bankare, rritur kapacitetet njerëzore, fuqizuar administrimin e riskut, forcuar dhe zgjeruar partneritetet strategjike.

Besimplotëpër suksese tëmëtejshme, mëlejoni tëshpreh falenderimet e ngrohta për të gjithë të zgjedhurit, punonjësit dhe ekipin tonë të manaxhimit, për nivelin e lartë të profesionalizmit e punën e shkëlqyer, si dhe për partnerët tanë për besimin që na kanë dhënë.

 

Urimet më të mira për 2017-ën për Ju dhe familjet tuaja!

Miqësisht,

Zana KONINI

Drejtore Ekzekutive

посмотрите комедии трейлеры в хорошем качестве
последние и лучшие новости искусства в мире