Komiteti Mbikëqyrës

Komiteti mbikëqyrës i Unionit është organ monitorues për veprimet financiare dhe administrative të Unionit.
Objekti i tij, sipas statutit të Unionit SHKK, është të mbikëqyrë të gjitha veprimet financiare të kryera, të sigurohet që bordi drejtues të marrë vendime sipas statutit dhe sipas vendimeve të asamblesë sëpërgjithshme, të kontrollojë administrimin financiar te Union SHKK dhe të vlerësojë veprimet me rrezik të bordit drejtues.
 
Anëtarët e Komitetit Mbikeqyrës të Union SHKK janë:
  • Z. Hasan Shehu, Kryetar SHKK Petrele Tirane
  • Z. Fatosh Danaj, Zv. Kryetar SHKK Llakatund Vlore
  • Z. Flamur Roshi, Anëtar SHKK Gramsh Gramsh
Nje person i zgjedhur ne Komitetin Mbikqyres te Union SHKK duhet te permbushë kushtet e meposhtme:
  • Te jete anetare i nje SHKK-je, e cila eshte anëtare e Union SHKK
  • Te mos jete njekohsisht edhe anetar i Bordit Drejtues te Unionit
  • Te mos jete subjekt i ndonje detyrimi ligjor lidhur me SHKK-ne, Unionin apo ndonje institucion tjeter financiar.
Anëtaret e Komitetit Mbikqyrës kanë një mandat tre vjeçar me të drejtë rizgjedhjeje.
Misioni i Komitetit Mbikqyres është të:
  • Kontrollojë që e gjithë veprimatria financiare e Unionit dhe e shoqerive anëtare është në përputhje me Ligjin për SHKK-të me statutin, parimet e kontabilitetit si dhe me rekomandimet e Autoritetit Mbikqyrës (BOA)
  • Vlerësoje risqet që lidhen me veprimatrinë e Unionit dhe SHKK-ve anëtare dhe mënyren se si identifikohen, maten dhe kontrollohen ato nga Bordi Drejtues dhe Stafi teknik i Union SHKK
  • Verifikojë që vendimet e Bordit Drejtues janë në pajtim me vendimet e Asamblesë së Përgjithshme
  • Verifikojë që veprimtaria e Bordit Drejtues dhe vendimet e Asamblesë së Përgjithshme janë në përputhje me ligjin dhe statutin.
 
 
посмотрите комедии трейлеры в хорошем качестве
последние и лучшие новости искусства в мире