Vende te lira pune

SHKK FED invest, institucion me aktivitet të suksesshëm 27 vjecar në financat rurale, shpall konkurimin për vend të lirë pune, në pozicionin:

Ekspert per zbatimin e projektit te Qendres se Njohurive Agri

ne Drejtorine Qendrore te FED invest

 

Pergjegjesite dhe Detyrat:

Ne bashkepunim me ekipin e menaxhimit te projekteve, punon per zbatimin e projektit te funksionimit te Qendres se Njohurive Agri( QNA), ne FED Invest.

Detyrat ketij posti pune, do te konsistojne ne :

  • Bashkepunon me ekipin, per percaktimin e sherbimeve jofinanciare qe do te ofrohen nga QNA
  • Kontribuon drejtpërdrejt me njohuri dhe ekspertizë për plotesimin e përmbajtjes së platformës dixhitale te QNA dhe perditesimin e saj me informacione te reja;
  • Harton kalendarin e aktiviteteve per periudhen e zbatimit te projektit, ne bashkepunim me ekipin e Menaxhimit.
  • Bashkepunon me menaxhimin dhe pale te treta, per marjen e te gjitha masave organizative, per krijimin e qendrës fizike ashtu edhe te platformës dixhitale, me qellim venien ne eficence te shërbimeve të Qendrës së Njohurive Agri.
  • Kryen analiza, jep udhëzime të përgjithshme dhe propozon Ekipit të Menaxhimit të Projektit objektivat dhe aktivitetet për zhvillimin institucional/ biznesit të Qendrës së Njohurive Agri;

Kriteret e punesimit:

  • Të ketë kryer studimet e larta në fushen e bujqësise / ekonomi bujqësore, administrim biznes ose në degë të tjera të ngjashme.
  • Të ketë njohuri praktike në bujqësi, agro-biznes dhe të zonave rurale në Shqipëri.
  • Eksperience ne mardheniet me donatore te ndryshem, hartim projektesh, raportesh ose implementime programesh me donatoret, sidomos ato ne fushen e bujqesise.
  • I orjentuar ne zhvillimet dixhitale, per te qene I afte ne mbikëqyrjen e gadishmërise së platformës dixhitale, për të ofruar shërbime
  • Aftësi shume te mira të komunikimit në anglisht dhe shqip;
  • Gadishmeri per te udhetuar jashte rrethit
  • Te kete patente drejtimi automjeti

Të interesuarit duhet të paraqesin, pranë SHKK FED invest, Departamenti i Burimeve Njerëzore, në adresat e e-mailit: ekamberi@fedinvest.al ose vbasha@fedinvest.al, dokumentat e mëposhtme:

-  Kërkese për punësim.

-  CV ne gjuhen shqipe.

 

Adresa: Rruga “Qemal Stafa”, p. 9 katësh, nr. 70, kati 2, “Pazari i Ri”, Tiranë.

Tel/Fax: 042 251911

Aplikimet pranohen deri më datë 25.08.2019.

Vetëm aplikantët fitues nga seleksionimi i CV- ve, do të njoftohen për fazat e mëtejshme të konkurimit.

посмотрите комедии трейлеры в хорошем качестве
последние и лучшие новости искусства в мире