Hapa te reja per mbeshtetjen financiare te ekonomive te vogla dhe fermave familjare ne Shqiperi.

FED INVEST Foto Agim Dobi 1 FED INVEST Foto Agim Dobi 3 FED INVEST Foto Agim Dobi 4

Ekonomitë  dhe fermat  familjare në Shqipëri kane prej vitesh  një partner të dedikuar financiar  vendas- SHKK FED invest, nepermjet te cilit tashme do ti ofrohet edhe nje mbështetje e re nga Agjencia Japoneze për Bashkepunim Ndërkombetar -JICA.

Tiranë, 2 shkurt 2018

SHKK FED invest në bashkëpunim me Agjencinë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombetar -JICA kane lancuar sot në ambjentet e “Tirana International Hotel”,  projektin katër vjecar për “Përfshirjen financiare te ekonomive dhe fermave familjare në Shqipëri”, I cili synon zgjerimin e  përfshirjes financiare të popullsisë se zonave rurale dhe atyre semi-urbane, mbështetjen e tyre me njohuri financiare e teknologjike, informacione mbi tregun, cmimet e marketimin e produktit, si  dhe njohje me  praktikat më të mira ndërkombëtare në Agrobujqësi.

Në këtë konferencë morën pjesë:  Ministri i Financave, Ambasadori i Japonise në Shqipëri, Përfaqësuesi resident i zyrës së Ballkanit për  JICA-n, Zv. Ministri i Ministrise se Bujqesise dhe Zhvillimit Rural, Drejtues nga Banka e Shqipërisë, Sekretari i Përgjithshëm të Shoqatës Shqipëtare të Bankave, përfaqesues te EFSE DF, BERZH,  përfaqësues të Shoqatave Siguruesve, aktorë të tjerë të tregut të miko- financave, anëtarë e drejtues të Fed Invest SHKK, përfaqësues të rëndësishëm të Agrobiznesit, etj.

Ky  projekt synon të jetë një nga instrumentat në mbështetje të objektivave të  Qeverisë së Shqipërisë mbi përmirësimin e jetës së qytetarëve përmes një rritje ekonomike cilësore dhe gjithëpërfshirëse, si dhe për krijimin e një sektori  agro-ushqimor efikas, novator e të qëndrueshëm, punësim, përfshirje sociale dhe cilësi më të mirë jetese për banorët e këtyre zonave.

Sic u theksua dhe nga Znj. Konini :“Përfshirja në këtë projekt e FED Invest jo vetëm nxjerr ne pah vlerat e institucionit në këto 25 vite rrugëtimi në mbështetje dhe përkrah popullsisë që jeton në zonat rurale, por është dhe një promotor i rëndësishëm në realizimin e  misionit  tonë të sigurimit të një game të gjerë produktesh dhe shërbimesh financiare, nëpërmjet një teknologjie moderne bankare , me qëllim zhvillimin fuqizimin e  ekonomive familjare dhe permiresimin e cilesisë see jetës së tyre. Në përfundim të këtij projekti ne synojmë të kemi ngritur një institucion financiar të arritshëm për të gjithe, pavarësisht largësisë gjeografike apo barrierave financiare të mundshme;  që ofron produkte dhe shërbime të kuptueshme, transparente, të vlefshme dhe të përballueshme për këdo, përmes  zgjidhjeve më të fundit teknologjike, lehtësisht të aksesueshme e të përdorshme nga cdokush

Rreth organizatorëve:

FED invest e ka zanafillën e tij në vitin 1992 nga një projekt pilot i Bankës Botërore për zbutjen e varfërisë. Suksesi i këtij projekti u pasua nga projekte të tjerë, të cilët shënuan faza të ndryshme transformimi institucional, duke prezantuar nevojën për një rregullim ligjor të posaçëm, siç ishte Ligji për Shoqëritë e Kursim Kreditit dhe Unionet e tyre.

Gjatë vitit 2015, me mbështetjen e Bankës Botërore dhe të Bankës së Shqipërisë filloi procesi i konsolidimit të Shoqërive të Kursim Kreditit ne FED invest, i cili përfaqëson një strukturë më efiçente e me kapacitet më të madh financiar për t’i shërbyer anëtarësisë, të përbërë kryesisht nga fermerë. Banka Botërore këtë konsolidim e konsideroi një histori suksesi, ne publikimin e saj Global Financial Development, 2017/2018.

FED invest aktualisht është kooperativa më e madhe financiare në Shqipëri me mbi 51,600 anëtarë, vlerë të portofolit të depozitave prej 3.463 miliard LEKË, dhe portofol kredie prej 3.447 miliard LEKË dhe një aktivitet të shtrirë në zonat rurale (1,500 fshatra) dhe urbane. Rezultatet e arritura që nga momenti i konsolidimit deri në fund të këtij viti janë mjaft optimiste: portofoli i kredive të FED invest është rritur me 25.5%, portofoli i depozitave me 43% dhe numri i anëtarëve me 49%.

JICA - Agjensia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar ndihmon dhe mbështet vendet në zhvillim si dhe vendet në tranzicion, si agjensi zbatuese për Ndihmën Zyrtare për Zhvillim të Japonisë (ODA). Në  përputhje me vizionin e saj, “ Zhvillim Gjithëperfshirës dhe Dinamik” JICA mbështet zgjidhjen e problemeve në vendet në zhvillim, duke vënë në zbatim instrumentat më të përshtatshëm të metodave të ndryshme të asistencës, duke patur një qasje me orientim të kombinuar si rajonale- kombëtare shut dhe drejt problemit. JICA,  agjensia e ndihmës bilaterale, më e madhja në botë, është e  ngarkuar me administrimin në mënyrë të integruar të Ndihmës Zyrtare për Zhvillim (ODA) përmes bashkëpunimit teknik, kredive për zhvillim e ndihmës GRANT. Ajo ka rreth 100 zyra anembanë botës të cilat shërbejnë për të promovuar projektet në përgjigje të nevojave lokale në mbi 150 vende.

посмотрите комедии трейлеры в хорошем качестве
последние и лучшие новости искусства в мире