Fondi Shqiptar i Zhvillimit (me Fondet e Kredisë për Fshatin si struktura në terren)

RRUGËTIMI I SHKK DHE UNIONIT SHQIPTAR KURSIM KREDI
 
Programi i Kredisë Rurale ka filluar aktivitetin e tij që në Shtator të vitit 1992 si një iniciativë e Qeverisë Shqiptare dhe Bankës Botërore.
Në fazën e tij fillestare programi ishte i orientuar drejt zbutjes së varfërisë rurale si mbështetje për kalimin nga ekonomia e centralizuar drejt bujqësisë private.
Në vitin 1992 ferma shqiptare ishte në fazat e para të zhillimit dhe haste në vështirësi të mëdha ashtu si i gjithë realiteti shqiptar.
  • I dëshires së komuniteteve në fshat të cilat shihnin të vetmen mundesi për të plotësuar nevojat e tyre me burime kreditimi;
  • Interesit korrekt të Shtetit Shqiptar për nxitjen e produktivitetit të fermerit shqiptar;
  • Interesimit të organizmave të huaja: Banka Botërore, Qeveria Zvicerane, Kooperacioni Spanjoll, CEI, CREDIT MUTUEL, FIDES;
  • Stafit shqiptar të kualifikuar,
Faza para-pilot dhe faza pilot:
Programi i kredisë rurale nisi në kuadrin e Projektit të Zbutjes së Varfërisë Rurale.
Ky program filloi me një fazë para-pilot prej 8 muajsh (shtator 1992 – maj 1993) të financuar kryesisht nga PNUD dhe OJF Franceze (Freres d’Esperance). Gjatë kësaj faze programi evidentoi:
Bazuar në rezultatet e fazës para-pilot dhe në nevojën evidente për mbështetje financiare në zonën rurale (1993 –1995) Faza pilot u zhvillua me objektiv lehtesimin e periudhes tranzitore për fermerët e varfër duke marrë më pas formën e plote të një Programi Mikrofinance. Objektivi ishte luftë kundër varfërisë rurale në fshat duke ofruar një sistem të ri kredie. Ky sistem bazohej në bashkëpunimin ndërmjet Këshillave të Kredisë së Fshatit të cilat ishin zgjedhur nga vetë komuniteti fshatar dhe oficerëve të kredisë së programit të cilat u quajtën Fonde të Kredisë së Fshatit dhe synonin:
Në këtë fazë u arrit: Krijimi i një ekipi kompetent oficerësh krediti, përgatitja e rregulloreve dhe procedurave, ndërhyrja në 7 rrethe dhe 59 fshatra, disbursimi i 2647 kredive, kthimi 100% i të gjithë kësteve.
Projekti pati një impakt të rëndësishëm tek të ardhurat e fermerëve si: forcimin e  dinamikës së ekonomise në fshat,  përmbushje më të mirë të nevojave emergjente të fshatareve të varfër dhe zgjerimin e aktiviteteve të fshatareve me potencial më të mirë ekonomik,
 
 
посмотрите комедии трейлеры в хорошем качестве
последние и лучшие новости искусства в мире