Fjalimi i Kryetares të Bordit Drejtues, Zj. Zana Konini 04.12.2015

Të nderuar pjesmarrës në këte asamble,

Të nderuar Z.Dërralla, Z.Gjika, Znj. Grezda,

të ftuar të tjerë, përfaqesues të ASD, Bankës së Shqipërisë,

përfaqesues të SHKK-ve,

staff i Unionit dhe përfaqesues të mediave!

Kam kënaqësinë tju përshëndes dhe falenderoj për pjesmarjen në këtë asamble të vecantë për nga vendimet që pritet të merren dhe që lidhen me zhvillime tejet të rëndëishme për institucionin tonë. Zhvillime që kanë të bëjnë me një proces transformimi e konsolidimi institucional, me qëllimin e vetëm, të vazhdojmë të jemi lider në mbështetjen e zhvillimit të zonave rurale, nëpërmjet mbështetjes së inicitivave dhe sipërmarjeve private në këto zona.

Për të arritur deri në këtë fazë, shume përpjekje, punë, sakrifica, sfida e pengesa kemi kapërcyer, të cilat njëkohësisht na kanë forcuar dhe drejtuar në dizenjimin e institucionit që kemi sot. Fatmirësisht një pjesë e mirë e pjesmarrësve në këtë asamble janë dëshmitarë, aktorë dhe faktorë, që ditët e para të punës sonë në dimrin e vitit 1992. Përfitoj nga rasti ti falenderoj të gjithë për kontributin e tyre të vyer në vite.

Arritëm me sukses të mposhtim skepticizmin dhe mentalitetin e banorëve të zonës rurale për KREDI-në, funksionimin dhe kthimin e saj në kohë, kaluam me sukses sprovën së vitit 97, formalizuam në mënyrë dinamike strukturën institucionale, duke kulmuar me krijimin e Unionit SHKK, në vitin 2002.

Nuk mundem të mos përmend disa rezultate të rëndësishme në vite, falë punës dhe kontributit të secilit prej nesh. Referuar shifrave të 9 mujorit 2015 rezulton: 44 mijë antarë,prezencë në 1000 fshatra, total aktivesh mbi 4 miliardë lekë, portofol kredie 3.6 miliardë lekë, depozita 2.6 miliardë lekë, 18,000 klientë aktivë dhe mbi 5000 kredi të reja.

Union SHKK është institucion mikro finance me specifika të qarta dalluese. Unioni nuk është vetëm  një partner i rëndësishëm biznesi i zonës rurale por, në të njëjtën kohë ai ka në qendër të ekzistencës së vet klientin, që në dallim nga institucionet standarte financiare, është në të njëjtën kohë aktor dhe faktor në vendim marrje. Unioni SHKK është unik sa i takon strukturës së kapitalit dhe pronësisë, modelit qeverisës, përgjegjsia e vazhdushme sociale, besnikëria dhe ekselenca e bordeve tona drejtuese, qasja e kujdeshme dhe vigjilenca lidhur me rrisqet e aktivitetit kredi dhënës, niveli i lartë i kualifikimit të stafit, specifika të cilat kanë krijuar një platformë për dialog dhe shkëmbime, që i mundëson Unionit të ndjejë rrahjet e pulsit të ekonmisë rurale, për ti reflektuar ato në suport për antarët e tij. Të gjitha sa  më sipër, në vite, kanë mundësuar fleksibilitet dhe pergjegjesi ne nje treg dinamik dhe jo stabël.

Por edhe sot, pas dy dekadash aktiviteti  jo të lehtë por të suksesshëm, ne kemi nevojë të reflektojmë mbi ckemi bere dhe realizuar, pasi axhenda e zhvillimeve të institucionale nuk ka përfunduar. Pse?????

  • Unioni është rritur, bashkë me të dhe antarsia, e cila sot është më kërkuse ndaj shpejtësisë dhe cilësisë së shërbimit.
  • Natyrisht edhe kërkesa për norma interesi më të ulta është evidente, për shkak se risqet, kostot dhe vështirësitë e sektorit sigurojnë marzhe të ulta fitimi.
  • Institucionet financiare, në zonat rurale, janë të fokusuara në mbledhjen e depozitave pa i rishpërndarë në formën e kredisë si instrument në rritjen e punëimit dhe mirqënies.
  • Ligji i ri për ASD që mundëson përfshirjen në skemë të SHKK-ve kundrejt forcimit të kritereve dhe rregullave të manaxhimit të rrisqeve.

Sa përmenda më sipër janë vetëm disa argumente për të konluduar që një hap përpara është i domosdoshëm, jetik madje. Konsultimet e deri ttanishme kanë evidentuar si alternativë të unike “Konsolidimin në një institucion të vetëm”. Si e vetmja rrugë për të përmbushur misionin tonë në mbështetje të zhvillimit rural dhe sektorit të bujqësisë. Një mik ynë i përbashkët shprehet lidhur me konsolidimin: “DO or DIE”.

E pra ne të gjithë kemi rënë dakord që të hyjmë në fazën e re të zhvillimit strategjik institucional, të bindur se do të kërkohen energji dhe kontribute shtesë, por që do të përkthehen në shërbime më të mira për zhvillim e fermave dhe fshatrave tona.

Ne njohim vetëm një rezultat dhe e kemi provuar në vite “SUKSES”

Është e vërteë që në këtë rugë dhe sfidë do donim të ishim të gjithë bashkë sot, pasi këtij procesi I janë bashkuar 84% e SHKK-ve anëtare të Unionit. Edhe atyre SHKK-ve që nuk janë pjesë e procesit, ne ju urojmë suksese në punën e tyre në vijim,  duke i siguruar që në cdo moment dera jonë do jetë e hapur.

Suksesi ynë është ngritur mbi bazën e vlerave dhe punës. Cdo hap e këshillojmë, debatojmë të gjithë bashkë, dhe për rrjedhojë kemi bërë gjithmonë gjënë e duhur në momentin e duhur, pa dalë nga fokusi dhe duke cuar më më tej misionin dhe mbështetjen tonë në drejtim të antarsisë sonë.

Përgjegjshmëria, transparenca dhe targeti ynë kanë ngjallur në vite interesin e institucione të rëndësishme, të cilët na kanë mbështetur në këtë udhëtim të gjatë. Jam e kënaqur t’ju informoj se partnerë strategjikë si EFSE dhe Rabobank kanë konfirmuar asisencën e tyre të vyer, për të na ndihmuar të realizojmë projektin dhe të ngremë një institucion të qëndrueshëm në dekadat që pasojnë.

Nuk mund të lë pa përmendur rolin e rëndësishëm dhe suportin e Qeverisë Shqiptare, Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë, që në bashkëpunim me Bankën Botrore janë promotorë dhe mbështetës, në  përmirësimin e vazhdueshëm të kuadrit ligjor dhe konceptimin e projektit të konsolidimit të SHKK-ve.

Në përfundim jam e bindur që kontributet e të gjithëve, puna, pretendimi ndaj vetes, misioni dhe vizioni ynë do na drejtojnë drejt suksesit të rradhës. Mbështetemi në një Plan Biznesi të hartuar me asistencën e Rabobank, kolosi kooperativë i Holandës, totalisht i aplikushëm dhe i zbatueshëm, që i shoqëruar me investime në teknologji informacioni, infrastrukturë e logjistikë, ngritje kapacitetesh burimesh njerëzore garanton transformimin në partnerin kryesor të fermës shqiptare dhe zinxhirit të vlerës.

Faleminderit për vëmendjen,

посмотрите комедии трейлеры в хорошем качестве
последние и лучшие новости искусства в мире