Të nderuar anëtarë dhe partnerë të FED invest!
Në bazë të vendimit të Këshillit Drejtues të Agjensisë të Sigurimit të Depozitave nr.32, datë 24.11.2016 dhe vërtetimit “Për plotësimin e kërkesave ligjore dhe nënligjore lidhur me sigurimin e depozitave” në datën 30 Nëntor 2016, në mjediset e Agjensisë të Sigurimit të Depozitave, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të “Çertifikatës të Sigurimit të Depozitave” për “FED invest”. Kjo çertifikatë iu dorëzua përfaqësuesve të “FED Invest”, nga Drejtori i ASD, Z. Genc Mamani.
Për antarët e “FED invest” kjo do të thotë se që prej datës 1 Janar 2017 depozitat e tyre pranë institucionit tonë do të jenë edhe më të sigurta edhe më të garantuara, të paktën, deri në minimumin që lejon ligji në fuqi.