FED invest - Prane klienteles me sherbime konkurruese dhe imazh te ri

Te nderuar Anetare te Keshillit Drejtues!Fier

Te nderuar te zgjedhur!

Ne emer te anetaresise, te rrethit te Fierit i urojme punime te mbara. Asamblese se Pergjithshme te SHKK “FED invest”.

Ne rrethin e Fierit,ushtrojne aktivitet 12 dege, qe mbulojne mbi 65 fshatra, nje numer anetaresie mbi 4000 anetare prej te cileve gati 2000 rezultojne kliente aktive.

Ne rrethin tone, prej 16 vjetesh, jane mbeshtetur me kredi te vogla kryesisht kliente anetare te zonave rurale ku aksesi ne bankat e nivelit te dyte ka qene i pamundur.  

Tregu financiar ne Shqiperi, ka pesuar ndryshime te medha nder vite. Si pasoje e ketyre ndryshimeve vihet re nje prezence me e madhe e bankave te nivelit te dyte ne zonat rurale, fenomen ky qe po ndikon ndjeshem ne konkurrencen e perditshme.

Duke marre ne konsiderate, kete konkurence, Institucioni yne ka marre masa permes:

  • Nje imazhi me prezent ne zonat rurale dhe urbane.
  • Zgjerimit te games se produkteve qe u ofrohet klienteles.
  • Ruajtjes se shkalles se nderhyrjes,dhe zgjerimit te saj.
  • Zhvillimit te tekonologjise,per nje shtrirje eficente.
  • Implementimit te produktit te kredise SME.
  • Njohjes sa me te mire te tregut, per financimin e bizneseve qe jane rentabel.
  • Zhvillimi profesional dhe rritja e kapaciteteve, per stafet ne dege dhe te zgjedhurve.

Sa i perket imazhit, Zyra e re Qendrore e rrethit te Fierit, eshte shembull konkret i ofrimit te sherbimeve ne nje ambjent modern, te krahasueshem me bankat e nivelit te dyte.

Pervec sa me siper, produktet e FED invest per vitin 2017, kane patur zhvillime te rendesishme, krahasuar me vitet e tjera, ku mund te permendim:

  • Ulja e normave te interesit te  kredive;
  • Aplikimi i produkteve te reja, si overdraft me shuma te ndryshme, kredi emergjence, kredi shkollimi etj;
  • Normat teper konkurruese per Depozitat si dhe politikat nxitese nga Qendra;

Te gjitha sa me lart kane sjelle impakt te ndjeshem pozitiv, si ne dhenien e produkteve kredi ashtu edhe ne shtimin e depozitave ne shifra te konsiderueshme. Tregues, te cilet tregojne forcen e besimit te anetaresise dhe aftesine profesionale te kapaciteteve tona ne terren.

Te nderuar pjesmarres te Asamblese!

Shkurtimisht, u perpoqa te sjell ne vemendjen tuaj, nje pjese modeste te hapave qe kemi ndermarre nder vite si dhe impaktin pozitiv  ne punen tone te perditshme, qe edhe ju, besoj e ndjeni ne vendet ku veproni e punoni!

Edhe nje here, i urojme Asamblese se FED invest, punime te mbara dhe suksese te metejshme!

Ju faleminderit!

посмотрите комедии трейлеры в хорошем качестве
последние и лучшие новости искусства в мире