ASAMBLEJA E PERGJITHSHME E SHKK FED invest 2017

FED invest, kooperativa financiare më e madhe në Shqipëri, me një eksperiencë 25 vjeçare, më datë 29 Prill 2017 zhvilloi Asamblenë e Përgjithshme të saj.

Mesazhi kryesor i kësaj Asambleje është ofrimi ndaj popullsisë në zonat rurale dhe atyre urbane një shumëllojshmëri shërbimesh financiare, bazuar në teknologji moderne bankare.

Bashkimi me përthithje i 70 shoqërive të kursim kreditit në një shoqëri të vetme është vazhdimi i traditës së bashkimit vullnetar të tyre, filluar që në vitin 2002 kur këto shoqëri krijuan Unionin Shqiptar Kursim Kredi. 

Brenda një kohe rekord, ne plotësuam kuadrin rregullativ dhe operacional të FED invest, në përputhje të plotë me legjislacionin për shoqëritë e kursim-kreditit; siguruam licencën përkatëse nga Banka e Shqipërisë; anëtarësuam në skemën e sigurimit të depozitave(ASD); ndërmorrëm zhvillime teknologjike të rëndësishme; zgjeruam gamën e shërbimeve ndaj anëtarësisë me produkte financiare dhe jo-financiare; fuqizuam kapacitetet tona njerëzore përmes prurjeve të reja dhe promovimit të atyre ekzistuese; përmirësuam cilësisht imazhin tonë dhe rrjetin e degëve.

Në këtë proces FED invest ka patur mbështetjen e plotë të Bankës të Shqipërisë, ashtu si edhe ndihmën e çmuar të partnerëve të tij strategjikë si Fondi Europian për Europën Juglindore (EFSE), RIAS/Rabobank dhe JICA.

Në këtë Asamble, u miratuan çështje të tilla si:

1.  Raporti i Aktivitetit të Këshillit Drejtues për vitin 2016;

2.  Raporti i aktivitetit të SHKK FED invest për vitin 2016, Biznes Plani dhe Buxheti për vitin 2017;

3.  Raporti i Aktivitetit të Këshillit Mbikëqyrës për vitin 2016;

4.  Raporti i Auditit të Jashtëm për aktivitetin e vitit 2016;

5.  Përdorimi i tepricës neto vjetore për vitin 2016;

6.  Emërimi i Audituesit Ligjor për vitin 2017;

7.  Miratimi i Statutit të SHKK FED invest;

8.  Zgjedhja e anëtarëve të Komitetit të Kontrollit: Z. Flamur Roshi, Rajoni Elbasan; Zj. Lefteri Liçka, Rrethi Lushnje, dhe Haxhire Demirxhiu, Rrethi Tiranë.

Gjithashtu, u mbajtën diskutime të rëndësishme nga delegatët pjesëmarrës që përfaqësonin rrethet Tiranë, Vlorë, Fier dhe Elbasan, si dhe nga të ftuar.

посмотрите комедии трейлеры в хорошем качестве
последние и лучшие новости искусства в мире