Asambleja e Përgjithshme e FED invest 8 Dhjetor 2018

Në datë 8 Dhjetor 2018 u mbajt Asambleja e Përgjithshme e SHKK FED invest, e cila në zbatim të kërkesave ligjore dhe me qëllim realizimin me sukses të zhvillimit dhe modernizimit të Institucionit, zgjodhi Këshillin e ri Drejtues të FED invest.

Këshilli Drejtues i FED invest përbëhet nga:

  1. Zj. Zana Konini, eksperte në Financë Sociale prej 26 vjetësh;
  2. Zj. Merita Cani, eksperte në Financë dhe Bankë, mban titullin Akademik Doktor (PhD);
  3. Zj. Delina Ibrahimaj, eksperte në Financë dhe Bankë, mban titullin Akademik Doktor (PhD);
  4. Z. Valentin Gocaj, ekspert vendor për administrimin dhe prodhimin në bujqësi;
  5. Z. Drini Salko, ekspert në Financë dhe Bankë, mban titullin Akademik “Profesor Doktor” dhe Grade shkencore “Doktor” (PhD).

Këshilli Drejtues, në mbledhjen e tij të parë, zgjodhi Zj. Zana Konini si Kryetare të tij.

Në mbledhjen e datës 21 Dhjetor 2018, Këshilli Drejtues emëroi në pozicionin e Administratorit Z. Perlat Sulaj dhe si Zv. Administrator Z. Behar Gjoni.

Z. Sulaj dhe Z. Gjoni kanë një eksperiencë shumëvjeçare në fushën e mikrofinancës në Shqipëri.

посмотрите комедии трейлеры в хорошем качестве
последние и лучшие новости искусства в мире