fbpx

Njoftim per stafin dhe te zgjedhurit

Të dashur kolegë dhe të zgjedhur,

Të gjithë ne po kalojmë një periudhë të vështirë dhe urojmë që të gjithë së bashku t’ja dalim!

Këto janë kohë të pazakonta dhe kërkojnë masa të jashtëzakonshme si dhe të shikojmë përtej vetes dhe egoizmit tonë. 

FED invest është krijuar me frymën e solidaritetit dhe sot me shumë se kurrë, të gjithë ne kemi nevojë të solidarizohemi dhe mbështesim njëri-tjetrin. 

FED invest ka pasur në vazhdimësi një antarësi besnike sepse në ditë të veshtira i ka forcuar marrëdhëniet me anëtarët. Kjo falë përkushtimit, bashkëpunimit dhe frymës së solidaritetit.

Shëndeti dhe siguria juaj dhe e anëtarëve tanë është e rëndësishme për ne. Ne kemi vendosur masa të reja proaktive, parandaluese me qëllim që të ruajme shendetin tuaj dhe të ndihmojmë në shtrirjen e kurbës së përhapjes së COVID-19. Ndërkohë që i kemi marrë të gjitha masat për ruajtjen e shëndetit të stafit dhe antarëve, duke zbatuar në mënyrë rigoroze udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e shpërndarjes së COVID19, ne do të bëjmë maksimumin tonë, që të vazhdojmëe t’u gjendemi pranë antarëve, duke u shërbyer brenda mundësive edhe në këto kohë të vështira. 

Për të lehtësuar trafikun ne degët tona dhe për të minimizuar ekspozimin e antarëve dhe të ekipit tonë, ne po punojmë me orare të reduktuara dhe me personel të kufizuar, e në disa raste, vetëm me një pjese të degëve të hapura.

Më konkretisht, për të orientuar punën gjatë kësaj periudhe të vështirë për mbarë shqiptarët, ne kemi marrë masat e mëposhtme:

 

Për punonjësit në degë:

  • shërbimi në degë do të ofrohet nga ora 07.00 deri 10.00 , ky orar do jet i zbatueshem deri ne nje njoftim te dyte;
  • në çdo kohë në ambjentet e degës do të shërbehet jo më shumë se 1 klient;
  • anëtarët shoqërues të familjes (duke përjashtuar foshnjat), të cilët nuk do kryejnë veprime ne degë do t'ju kërkohet të presin jashtë zyrës;
  • anëtarët e tjerë janë të lutur të presin për shërbim jashtë degës, duke respektuar distancën prej 1.5 m - 2 m nga njëri-tjetri. Një nga punonjësit e deges do të sigurojë hyrjen e tyre në degë sipas rradhës;
  • masat e higjenës të njoftuara nga Departamenti i Burimeve Njerezore për të mbrojtur shëndetin tuaj dhe atë të kolegeve dhe antarëve duhen respektuar në cdo kohë;
  • informoni përgjegjësin tuaj direkt në rast ndryshimi të gjendjes tuaj shëndetesore (për këtë informacione më të detajuara do t’ju komunikohen nga përgjegjësi)
  • perpiquni të komunikoni me antarët me anë të telefonit ose shërbimit te SMS-ve;

Lidhur me pagimin e kësteve të kredive, kredimarrrësit mund t’i bëjnë pagesat në llogaritë bankare te FED invest pranë bankave Raifesein Bank, BKT, dhe Credins Bank.  Gjithashtu në oraret e shërbimit pagesat e kredive mund të behen edhe tek Degët e FED invest.  Rekomandojmë për të gjithë kredimarrësit që kanë mundësi të kryejnë pagesa on-line në këto banka ta përdorin këtë mundësi.

Përgjegjësit e Rretheve të FED invest do vendosin në dispozicion të anëtarëve në cdo kohë numrat përkates të llogarive të FED invest në Lek dhe Euro që mund të përdoren për pagesat e kredive.

Kredimarrësit që do kenë pamundësi për të kryer pagesën e këstit të kredisë per shkak të ndikimit negativ të COVID19 (infektimit të tyre direkt apo reduktimit të aktivitetit), të komunikojnë me Oficerin perkatës të Kredise. Bashkarisht, sipas hierarkisë së vendimmarrjes, do të dakortësojmë për shtyrjen e afatit te kredisë, përllogaritjen e një kesti të përballueshëm dhe vendosjen e një periudhe kur “nuk do të ketë pagesa të kësteve të kredisë”. 

Të gjithë depozituesit e FED invest, të cilëve ju maturohet depozita gjatë kësaj periudhe, me përjashtim të rasteve kur për nevoja urgjente likuiditeti do kërkojne tërheqjen e depozites, nuk kanë nevojë të paraqiten tek zyrat e FED invest, pasi ne do i riinvestojme interesat e depozitës ekzistuese dhe do e rinovojme depozitën me afat sipas kushteve aktuale të FED invest. Për këtë stafi i degës së FED invest do njoftojë depozituesin me telefon dhe / ose SMS.

Për punonjësit në Drejtorinë Qendrore

Në kushtet e reja të krijuara ne kemi ndertuar një grafik për punonjësit që do kenë mundësi të punojnë nga shtëpia dhe ata që do punojnë në zyrë. Lutemi komunikoni me përgjegjësin tuaj direkt për më shumë detaje lidhur me mënyrën e komunikimit dhe shkëmbimit te materialeve gjatë kësaj kohe.

Për shkak se situata po ndryshon me shpejtësi, është e rëndësishme që rregullisht te kontrolloni informacionet dhe udhëzimet e manaxhimit për zhvillimet më të fundit dhe masat e reja.

Me besimin se të gjithë së bashku do ja dalim kësaj sfide, ju kërkojmë të bëni sa me shumë kujdes dhe të ruani veten e familjarët tuaj!

Manaxhimi i FED invest

посмотрите комедии трейлеры в хорошем качестве
последние и лучшие новости искусства в мире