Ambasadori i Japonisë, vizitë në zyrat qendrore të FED invest

Më datë 1 shkurt 2019, Ambasadori i Japonisë, Makoto Ito zhvilloi një vizitë zyrtare në ambjentet e Drejtorisë së Përgjithshme të Shoqërisë të Kursim Kreditit FED invest. Tema kryesore e takimit ishte një bashkëbisedim nga afër me stafin e FED invest dhe me ekspertët e JICA-s mbi ecurinë përgjatë vitit të parë të implementimit, të projektit për “Përfshirjen financiare të ekonomive dhe fermave familjare në Shqipëri, FIAS”.

Gjithashtu, Ambasadori Ito mori pjesë, bashkërisht me z. Ilir Halilaj, Zv.Minister i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, dhe Zj. Anxhela Bushati, Përfaqësuese e Ministrisë së Financave, në një pritje që u organizua nga ekipi i projektit “FIAS”.

Projekti për “Përfshirjen financiare të ekonomive dhe fermave familjare në Shqipëri” është një projekt i mbështetur nga JICA, në partneritet me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, i cili implementohet nga FED invest. Ky projekt synon të përmirësojë mjedisin e përgjithshëm të IT-së në FED invest dhe të ndihmojë mbi 50.000 familje të vogla që jetojnë në zonat rurale dhe hasin vështirësi në sigurimin e një kredie bankare, të kenë akses financiar me qëllim që të vetëpunësohen ose të ngrenë biznesin e tyre.

Gjatë vitit të parë të implementimit, ky projekt i mbështetur nga JICA u përqendrua në hedhjen e themeleve të aktiviteteve 4-vjeçare, duke kryer një studim mbi 1.000 familje që jetojnë në zonat rurale, për të kuptuar më mirë nevojat tyre për shërbimet financiare dhe jofinanciare.

Nga ana tjeter, ky projekt ka mbështetur përditësimin e mjedisit IT në FED invest, si një domosdoshmëri për rritjen e kapaciteteteve të këtij institucioni, me synimin për të përmbushur nevojat e popullatës rurale Shqipëtare me një shumëllojshmëri mjetesh e shërbimesh financiare.

02 14 2019

посмотрите комедии трейлеры в хорошем качестве
последние и лучшие новости искусства в мире