Ambasada Holandeze edhe FED invest, iniciativë për forcimin e rolit të gruas në biznes

FED invest, në kuadër të projektit “Përmirësimi dhe zgjerimi i shërbimeve financiare, me qëllim zhvillimin ekonomik të Shqipërisë rurale” në bashkëpunim me Qeverinë Holandeze, EFSE DF dhe RIAS ka në vëmendje forcimin e rolit të gruas në jetën ekonomike të komunitetit. Ambasada Holandeze është gjithmonë në mbështetje të grave sipërmarrëse dhe aktivizimit të tyre në shoqata. Në vijim të mbledhjes së dytë të Komitetit Drejtues të Projektit, në Lushnje u organizua takimi i parë me temën “Nxitja e iniciativave të grave sipërmarrëse”, me pjesëmarrjen e një grupi përfaqësuesesh të grave sipërmarrëse nga ky qytet.

FED invest është një aktor në sektorin e financimit dhe partner i besuar dhe afatgjatë në financimin e grave sipërmarrëse. Gjithashtu, pjesmarrës ishin edhe përfaqësuesit e Ambasadorja Holandeze,

Zj. Dewi Van De Weerd, RIAS/Rabo Bank, Z. Bjorn Schrijver, të EFSE DF– Fondi Evropian për Evropën Juglindore, Zj. Venera Hoxha, Nënkryetarja e Bashkisë Lushnje, Znj. Teuta Korreshi etj.

Një nga synimet kryesore të këtij takimi është barazia gjinore në tregun e punës meqëllim promovimin e pjesëmarrjes së grave sipërmarrëse në ekonomi.

Gratë që kanë sipërmarrje të vogla dhe të mesme, por edhe ato që kanë ide biznesi mund të aplikojnë për kredi pranë degëve të FED invest. Qëllimi i takimit është të mbështesë plane të qëndrueshme biznesi të krijuara nga gratë në Lushnje, të cilat janë të afta që të mbijetojnë në një treg konkurrues.

Drejtoresha Ekzekutive e FED invest, Znj. Zana Konini, duke marrë fjalën në këtë takim tha se, projekti që ka filluar tashmë me mbështetjen e Qeverisë Holandeze dhe Amasadores së Holandës, është një mbështetje e fuqishme e projektit tonë për nxitjen e sipërmarrjen e gruas në biznes.

Sipas saj, në kuadër të këtij projekti për mbështetjen e grave në biznes, ne po organizojmë një takim me gratë anëtare të FED invest dhe me ato të cilat ende nuk janë, por do të jenë së shpejti anëtare të FED invest.

Ambasadorja Holandeze, si një nga mbështetëset e projektit, vlerësoi numrin e lartë të grave të përfshira si një mënyrë për të patur sukses dhe për të shtuar vendet e punës.

Kredidhënia për gratë e suksesshme në sferën e biznesit ka nxitur sipërmarrëset në Lushnje.

Projekti i FED invest i nisur prej një viti ka vijuar me ndihmën e grave sipërmarrëse, të cilat kanë mundur të çojnë para biznesin me investimin e zyrës së Lushnjes.

“Jam shumë e impresionuar nga progresi që keni bërë deri tani në këtë projekt. Kjo është një arritje e madhe dhe unë dua të përgëzoj Zj. Konini për rezultatet e arritura. Ne si ambasadë  jemi  duke mbështetur fuqimisht pjesëmarrjen e grave në biznes dhe në politikë. Këtë e bëjmë sepse ne mendojmë se pjesëmarrja e grave do të shtrojë shumë pikëpyetje të problemeve që shqetësojnë Shqipërinë në tërësi” tha Znj. Dewi Van De Weerd.

Unë dëshiroj shumë, u shpreh ajo, që edhe ju do të ndiqni rrugën që kanë ndjekur gratë sipërmarrëse në Tiranë.  “Ato kanë krijuar unionin e tyre dhe do dëshiroja që edhe ju të ecnit në të njëjtën rrugë. 

Ju përgëzoj të gjithave për pjesëmarrjen tuaj dhe dëshiroj të njoh nga afër historitë tuaja të suksesit përsa i përket fushës së biznesit”, përfundoi fjalën e saj Ambasadorja Znj. Dewi Van De Weerd.

Për Nënkryetaren e Bashkisë së Lushnjes, Znj. Teuta Korreshi, dhe gratë sipërmarrëse nxitja përmes fondeve, është një mbështetje domethënëse për zhvillimin e një biznesi.

Ndërsa Drejtori i Biznesit të FED invest, Z. Behar Gjoni, duke u ndalur në historikun e zhvillimit të FED invest tha se, “një nga objekivat kryesore të projektit është të ofrojë asistencë dhe kredi për të gjitha gratë sipërmarrëse në radhë të parë dhe pjesën tjetër të popullsisë”. Nga historiku që kemi në 25 vitet e fundit rezulton se femrat kanë qenë më të suksesshme në kthimin e kredive, theksoi Z. Gjoni, ndërsa vuri në dukje se FED invest e ka zanafillën që në vitin 1992.

“Ky është viti i 25-të i aktivitetit në Shqipëri. Nga viti 1992 deri në 2002 është arritur konsolidimi i aktivitetit, ndërsa në vitet 2002-2016 aktiviteti i FED invest është karakterizuar nga një rritje progresive,” vijoi
Z. Gjoni, ndërsa vuri në dukje se gjatë gjithë përiudhave, FED invest ka bashkëpunuar me donatorë të brendshëm dhe ndërkombëtar për zhvillimin e mikrokredisë.

Gratë sipërmarrëse pjesëmarrëse në këtë takim, sollën eksperiencat e tyre, sesi kanë ngritur e zhvilluar aktivitetin e biznesit falë FED invest që i ka mbështeur ato me kredi financiare.

Takimi vijoi me disa vizita ne zyrat e FED invest në qytetin e Lushnjes dhe zonat rurale të zonës. Ambasadorja Znj. Dewi Van de Weerd dhe të ftuarit e tjerë panë nga afër infrastrukturën bashkëkohore në qendrat FED invest, si dhe u njohën me shërbimet dhe produktet financiare që ofron  mikrocredia FED invest. Ndërsa me shumë interes u ndoqën vizitat në bizneset e grave sipërmarrëse, të financuara nga FED invest përmes programit të mbështetur nga Qeveria Holandeze.

Eshtë për t’u theksuar se sipermarrja e grave në Shqipëri ka një trend në rritje. Sipas INSTAT janë afro 32% të biznesve që janë të regjistruara dhe që drejtohen nga gratë. Për më tepër sipërmarrëset femra janë më të prirura sipas statistikave për jetëgjatësinë e aktivitetit.


 

посмотрите комедии трейлеры в хорошем качестве
последние и лучшие новости искусства в мире