27 VJET FINANCË SOCIALE

Unioni Shqiptar Kursim Kredi (Unioni SHKK) është një institucion financiar terësisht në shërbim të 37.000 familjeve rurale që e përbëjnë atë. Ai ofron shëbime financiare konkurruese dhe të përshtatura ndaj nevojave financiare të fermerëve dhe sipërmarrësve ruralë shqiptarë.

 
Që nga hapat e tij të parë më 1992, vlerat e Unionit SHKK kanë ngelur po ato:
 
  • Një shërbim sa më afër banorit rural duke mundësuar krijimin e SHKK-ve apo zyrave të përfaqësimit në çdo fshat ku ka nevojë për shërbime financiare;
  • Një institucion financiar jo-fitimprurës, terësisht në pronësi të vetë anëtarësisë, me qëllim ofrimin e normave të interesit ndër më të ultat në treg;
  • Një proçes kredidhënie sa më të shpejtë, transparent dhe të thjeshtë në mënyrë që çdo fermer e biznes rural të gjejë një përgjigjë për nevojat e tij për financim;
  • Një ofertë dhe shërbim të standartit më të lartë në mënyrë që banorët rurale të kenë të njëjtin akses në financë si pjesa urbane e popullatës;
  • Një vendimarrje kolektive ku çdo anëtar mund të përzgjedh drejtuesit e SHKK-ve lokale dhe të Unionit të tyre;
  • Një bashkëpunim i përhershëm mes të zgjedhurve lokalë dhe një stafi profesionist, në mënyrë që çdo kredi të ndiqet realisht në terren, por njëherazi sipas rregullave me strikte të legjislacionit në fuqi;
Bazuar mbi këto vlera, Shoqëritë Kursim Kredi (SHKK) të cilat përbëjnë Unionin SHKK bazohen në tre parime kryesore të cilat karakterizojnë dhe funksionimin e kooperativave financiare: vetëkrijimin, vetëpërgjegjësinë dhe vetëadministrimin.

 

посмотрите комедии трейлеры в хорошем качестве
последние и лучшие новости искусства в мире
LLOGARIT KREDINË
 
Shuma e kredisë
Kohëzgjatja(Vite)
Shpërndarja e pagesave
REZULTATI
Kësti për tu paguar

 

logo splashpage

Newsletter

27 VJET FINANCË SOCIALE