26 VJET FINANCË SOCIALE

Newsletter

Prej 1992, Unioni Shqiptar Kursim Kredi është institucioni lider i financimit të fermerëve dhe sipërmarrjeve rural duke mbuluar 1.080 fshatra të shpërndarë në 17 rrethe, ose 1/3 e të gjithë fshatrave në vend. Misioni i Unionit SHKK është të mbështesë financiarisht aktivitetet prodhuese rurale duke u bazuar mbi filozofinë e strukturave bashkëpunuese lokale ku anëtarët e tij janë njëherazi pronarë të vetëm të tij.
Bazuar mbi këtë filozofi unike, Unioni SHKK është zgjeruar në një federatë të përbërë nga 97 Shoqëri Kursim Kredie dhe mbi 37.000 anëtarë, banorë të zonave rurale, pronarë të vetëm të Unionit SHKK.
Shoqëritë Kursim Kredi, janë struktura financiare të fshatit, të themeluara e të menaxhuara nga vetë anëtarët dhe qe kanë si qëllim përmirësimin e nivelit të jetesës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonës rurale. 
Unioni SHKK është sot i vetmi institucion i mikro-financës rurale në vend me një kapital 100% shqiptar ekskluzivisht në shërbim të fermerëve dhe bizneseve rurale.
 
Ai ka si mision të:
  • Ofrojë shërbime financiare në përputhje me nevojat e dhe aktiviteteve ekonomike të komunitetit rural;
  • Aplikoje kritere të qarta, transparente dhe kompetitive për fermerët dhe bizneset rurale në vend;
  • Sigurojë një shtrirje gjeografike sa më afër anëtarësisë së tij;
  • Promovojë dhe të mbështesë zhvillimin rural dhe bujqësinë në vend;
  • Krijojë dhe zhvillojë më tej në të gjithë vendin Shoqëritë Kursim Kredi;
  • Përfaqësojë SHKK-të dhe mikrokreditimin shqiptar në nivelet vendimarrëse me interes.
 
 
посмотрите комедии трейлеры в хорошем качестве
последние и лучшие новости искусства в мире
LLOGARIT KREDINË
 
Shuma e kredisë
Kohëzgjatja(Vite)
Shpërndarja e pagesave
REZULTATI
Kësti për tu paguar

 

logo splashpage

26 VJET FINANCË SOCIALE