27 VJET FINANCË SOCIALE

1. Shoqëritë e Kursim-Kreditit (SHKK) janë persona juridikë që përbëhen nga bashkime vullnetare të individëve,të personave fizikë ose juridikë, që depozitojnë paratë e tyre në shoqëri, para të cilat përdoren nga shoqëria për dhënien e kredive anëtarëve të shoqërisë.
 
2. “Anëtarët e shoqërive të kursim-kreditit” janë individë, persona fizikë ose juridikë, të cilët dëshirojnë të depozitojnë kursimet e tyre e të marrin hua nëpërmjet shoqërisë dhe që pranojnë aktet nënligjore të miratuara nga Shoqëritë e Kursim-kreditit. Aktualisht, rrjeti i SHKK-ve numëron mbi 37.000 anëtarë.
 
3. “Kontributi” është shuma e paguar në kapitalin e një SHKK-je ose Unionit nga çdo person që bëhet anëtar i një Shoqërie Kursim-Krediti ose nga SHKK-të anëtare në Union, në momentin e anëtarësimit.
 
4. “Shoqëria e zgjeruar e kursim-kreditit” është çdo shoqëri kursim-krediti që ka më shumë se 100 anëtarë.
 
5. “Anëtar i Unionit” është çdo SHKK e krijuar, e regjistruar dhe që kryen veprimtari sipas dispozitave të Ligjit Nr.8782, datë 3.5.2001. Aktualisht janë krijuar dhe funksionojnë 97 SHKK, anëtare të Unionit.
 
6. “Agjenci rregullatore” për Unionin dhe Shoqëritë Kursim Kredi, sipas ligjeve në fuqi është Banka e Shqipërisë.
 
7. “Licencë” është akti administrativ i dhënë SHKK-së ose Unionit nga agjencia rregullatore, e cila i jep pushtet SHKK-së ose Unionit të zbatojë veprimtaritë e veta: grumbullimin e depozitave prej anëtarëve të saj dhe dhënien hua anëtarëve të saj, si dhe veprimtari të tjera të lejuara sipas këtij ligji dhe të autorizuara nga aktet nënligjore.
 
8. “Bordi drejtues i SHKK-së” përbëhet prej jo më pak se tre veta, të cilët zgjidhen nga Asambleja e Përgjithshme nga radhët e anëtarëve të Shoqërisë së Kursim-Kreditit, për një periudhë të përcaktuar në aktet e brendshme rregullative të shoqërisë. Bordi Drejtues zgjedh kryetarin dhe zëvendës kryetarin e tij. Drejtorët normalisht zgjidhen për tre vjet me të drejtën që të rizgjidhen përsëri.
 
9. “Komiteti mbikëqyrës i SHKK-së” është organ monitorues i një Shoqërie Kursim-Krediti, për veprimet e saj financiare dhe administrative. Objekti i tij, sipas statutit të Shoqërisë së Kursim-Kreditit është të mbikëqyrë të gjitha veprimet financiare të kryera, të sigurohet që Bordi Drejtues të marrë vendime sipas statutit dhe të zbatojë me korrektësi vendimet e Asamblesë së Përgjithshme, si dhe të vlerësojë veprimet me rrezik të Bordit.
 
10. “Asambleja e Përgjithshme” është organi vendimmarrës i Shoqërisë së Kursim-Kreditit.
Vendimet e Asamblesë janë të detyrueshme për të gjithë anëtarët.
Asambleja e Përgjithshme mund të jetë:
Asamble e Zakonshme Vjetore.
Asamble e Jashtëzakonshme.
 
посмотрите комедии трейлеры в хорошем качестве
последние и лучшие новости искусства в мире
LLOGARIT KREDINË
 
Shuma e kredisë
Kohëzgjatja(Vite)
Shpërndarja e pagesave
REZULTATI
Kësti për tu paguar

 

logo splashpage

Newsletter

27 VJET FINANCË SOCIALE